Nata e mbëmshme për fshatin Çikatovë të Drenasit ka qenë stresuese, pasi hajnat arritën të vjedhin një lopë dhe tentuan të vjedhin edhe një makinë në një shtëpi tjetër. Pasi makinën nuk arritën ta marrin, ata e rrokullisën afër shtëpisë, shkruan Drenica Press.

Policia e Kosovës bën të ditur se: Një person ka njoftuar se persona të panjohur kanë tentuar që ti vjedhin veturën të cilën më pastaj e ka gjetur të rrokullisur afër shtëpisë./DRENICA PRESS/