Çifti Shaban dhe Raze Delija kanë humbur jetën nga fatkeqësia e përmbytjeve në Gjermani.

Varrimi i tyre është bërë sot gjatë ditës në fshatin Zahaq.

Nga ana e tij edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Delija.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit,thuhet se në letrën e ngushëllimit, e cila i është dërguar familjes Delija në fshatin Zahaq të Pejës, kryeministri Kurti ua ka shprehur atyre ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e dy familjarëve në fatkeqësinë natyrore që goditi Gjermaninë.

“Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe bashkëndjejë me ju në këto ditë të rënda dhimbjeje e pikëllimi për familjen tuaj, ka shkruar kryeministri Kurti në letrën e ngushëllimit.