Çifti i mjekëve shërohet nga coronavirusi – pamje që tregojnë takimin me fëmijën e tyre, pas 70 ditësh

Pasi u shëruan nga coronavirusi i ri (COVID-19), Ismail Hakki Akbeyaz dhe bashkëshortja e tij Berkin Akbeyaz nga Turqia, që të dy mjekë, pas 70 ditësh përsëri përqafuan fëmijën e tyre.

Ky çift mjekësh nga 11 marsi u detyra të qëndrojnë të ndarë në një shtëpi tjetër pasi kuptuan se janë infektuar nga virusi.

Pasi mposhtën sëmundjen, pas afër dy muaj e gjysmë, ata përsëri u kthyen në shtëpi ku i priste djali i tyre dy vjeçar Omer Berkten.

Ky moment emocionues i cili u ndoq nga kamera e telefonit celular, tërhoqi simpati të shumta në rrjetet sociale.

Ndryshe, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se në vendin e tij numri i vdekjeve nga coronavirusi i ri (COVID-19) është rritur në 4.397, me vetëm 28 vdekje të raportuara në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency.

Në llogarinë e tij në Twitter, Koca po ashtu njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 948 raste të reja me coronavirus, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të zbuluara është rritur në 158.762.

Koca po ashtu theksoi se 1.492 pacientë të tjerë janë shëruar nga coronavirus, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus është 121.507.

Autoritetet turke shëndetësore në 24 orët e fundit kanë kryer 19.800 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë numri i testeve të kryera është mbi 1.87 milion.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, coronavirusi është përhapur në mbarë botën, por aktualisht SHBA, Rusia, Brazili dhe disa vende evropiane janë vendet më të prekura nga ky virus në botë.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të prekurve nga coronavirusi në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 5.5 milionë, me pothuajse 348 mijë të vdekur dhe rreth 2.2 milionë të vdekur.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com