Çiftet e shoubizit shqiptar që kanë diferencë të madhe në moshë

Disa prej çifteve më të njohura të shoubizit shqiptar kanë diferencë të madhe në moshë.

Jeta private e të famshmëve shqiptarë ka gjithmonë vëmendjen e madhe të publikut.

Meqenëse janë fytyra publike, të famshmit tanë përcjellen e komentohen për çdo lëvizje të tyre, ani pse kjo gjë nuk ju pëlqen aspak atyre.

Disa prej tyre kanë zgjedhur partnerë të huaj, e disa edhe kanë goxha vite diferencë në moshë, por është dashuria ajo që i ka bërë bashkë.

Më poshtë mund të shihni se cilët janë të famshmit e shoubizit shqiptar që kanë diferencë të madhe në moshë.

Adelina Tahiri dhe Serjozha Markov

Njëri prej çifteve që kanë diferencë të madhe në moshë janë këngëtarja Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj, Serjozha Markov.

Dyshja kanë diferencë 25 vite, pasi Adelina është 28 vjeçe, ndërsa Serjozha 53 vjeç.Sinan Hoxha dhe Andrra Destani

Një tjetër çift që kanë dallim të madh në moshë me njëri-tjetrin, janë Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Andrra Destani.

Këngëtari Hoxha ka plot 45 vite, ndërsa gruaja e tij 25, që do të thotë diferenca e tyre në moshë është 20 vite.

Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld

Tjetër çift që ndër të tjera kanë qenë shumë të përfolur ditët e fundit janë Adriana Matoshi dhe Keith Groenveld.

Edhe Adriana dhe partneri i saj kanë diferencë në moshë dhe ky dallim është plot 19 vjet.

Derisa aktorja kosovare ka 40 vjet jetë, partneri i saj është 21 vjeç.

Eliza Dushku dhe Peter Palandjian

Tjetër e famshme që u martua me partner në moshë më të madhe është edhe aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku.

Ajo është e martuar me Peter Palandjian, me të cilin ka hiç më pak se 17 vjet diferencë.

Dushku është 39 vjeçe, kurse Palandjian 56 vjeç.

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj

Dyshja të cilët kanë kurorëzuar dashurinë me fejesë, kanë 15 vjet diferencë, teksa Eni është 24 vjeçe, e Genci 39 vjeç.

Blero Muharremi dhe Afrona Dika

Dyshja e famshme Blero Muharremi dhe Afrona Dika kanë plot 15 vjet diferencë me njëri-tjetrin.

Këngëtari është 42 vjeç, kurse partnerja e tij 28 vjeçe.

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj

Çifti Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj kanë diferencë në moshë plot 12 vjet.

Pra, artistja është 37 vjeçe, ndërsa Romeo 25 vjeç.

Diellza Kolgeci dhe Fisnik Rugova

Një tjetër çift i njohur për publikun, që ka diferencë në moshë është Diellza dhe Fisniku.

Bukuroshja është 42 vjeçe, ndërsa partneri i saj 31 vjeç, që do të thotë se diferenca në moshë mes tyre është 11 vjet.

Emina Çunmulaj dhe Sam Nazarian

Edhe modelja e njohur shqiptare dhe bashkëshorti i saj kanë dallim me njëri-tjetrin sa i përket moshes.

Çifti kanë diferencë në moshë 9 vite.

Emina është 36 vjeçe, kurse bashkëshorti i saj 45 vjeç.

Këto ishin disa prej çifteve të njohura të shoubizit shqiptar, të cilët kanë diferencë nga 10 e më shumë vite në moshë me njëri-tjetrin.

Por, siç thotë një fjalë, vitet janë vetëm numër, ngase secili prej çifteve të famshme janë të lumtur pranë njëri-tjetrit./Kosovarja

- Advertisement -

MË TË FUNDIT