CIA: DAESH po përgatit sulme të reja

Drejtori i CIA-s, John Brennan, bëri të ditur të hënën se organizata terroriste DAESH përgatit sulme më të mëdha se aja të Parisit.

Grupi i militantëve DAESH ka si objektivë sulme të mëtejshme, të ngjashme me ato të Parisit, u shpreh në Uashington drejtori i CIA-s, John Brennan.

“Besoj se nuk është i vetmi sulm i përgatitur nga ky grup, por ka të tjerë të projektuar më së miri”, deklaroi Brennan.

“Unë me bindje shprehem se këto sulme na çojnë në përfundime se nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të izoluar”, tha ai para një takimi në Uashington. /trt/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT