Chris Brown konfirmon bashkëpunimin me reperin shqiptar

Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi kohë më parë paralajmëroi duetin me këngëtarin amerikan, Chris Brown.

Ky projekt i shumëpritur është konfirmuar edhe nga vetë artisti amerikan, i cili ka bërë të ditur një gjë të tillë përmes një postimi në Instagram.

Kënga mban titullin “Safety” dhe do të jetë në bashkëpunim edhe me Afro B dhe DJ Snake dhe pritet të publikohet nesër.

Kujtojmë që Gashi ka paralajmëruar adhuruesit se në vitin 2020 është viti i tij me projekte të njëpasnjëshme.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT