Nesër hidhet shorti për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, dhe kanë nisur reagimet e lojtarëve dhe trajnerëve për të treguar dëshirat e tyre për kundërshtarin e radhës.
Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Kielini, nuk dëshiron që në çerekfinale të takohet me Bayernin.
“Në qoftë se unë mundem do t’i shmangesha Bayernit”, ka deklaruar reprezentuesi italian pas fitores ndaj Borussia Dortmundit.
- Advertisement -