Chelsea barazon edhe në Premier League (video)

 

Pas barazimit në Ligën e Kampionëve që i kushtoi me eliminim, Chelsea ka barazuar edhe sot. Londinezët nuk arritën të shënonin fitore, duke barazuar 1-1 me Sauthampton.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me një gol me kokë nga Diego Costa pas vetëm 11 minutave lojë.
Mysafirët barazuan nga pika e bardhë, pasi Matic ndërhyri në mënyrë të palejuar në zonën e rreptësisë. I saktë nga pika e bardhë ishte Tadic.
Mysafirët patën raste shënimi, ashtu si Chelsea, por në fund i ndan pikët.
Pas javës së 28-të, Chlesea ka 64 pikë, 6 më shumë se City në vend të dytë.

https://www.youtube.com/watch?v=NpGC6_a8EDs

- Advertisement -

MË TË FUNDIT