Çfarë vlere ka jeta, nëse ecim rrugës së gabuar

Shkruar Mr.sc Islam Krasniqi

 

Në rrugëtimin e jetës çdo herë ka sprova të cilat na e pengojnë rrugëtimin tonë, por të cilat edhe na ushqejnë me forcën që ti bëjmë ball çdo stuhie që takojmë gjatë valëve të jetës. Hoxhë Jakup Asipi, patë thënë: ‘Mos lejoni t’ua tregojnë drejtimin ata që e kanë humbur edhe rrugën!’

 

Por ne si individ duhet të përcaktohemi së cilën rrugë do e trasojmë, rrugën e suksesit me çdo kusht apo të ndershmërisë.

Nëse marrim vetëm rrugën e suksesit me çdo kusht, atëherë duhet ta shesim moralin tonë, identitetin tonë që e ndërtuam me mund dhe djersë për vite të tëra, ta shtrijmë për tokë që të shkelin të tjerët dhe të bëhemi servil të pushteteve apo atyre partive që ju shërbejmë, ku çdo herë duhet të jemi të ngushëm dhe në shumë raste edhe jo të mençur, që punët apo vendimet tona të pyetën të tjerët.

 

 

Nëse vazhdojmë rrugës së ndershmërisë rrugës së trasuar nga njerëzit që kanë parime njerëzore duhet të kemi durim sepse do të shkelemi nga injorantët, nga të pa njerëzit të cilët e kërkojnë suksesin në kurriz të të tjerëve, duke i shkelur të tjerët sa që kur të arrin një kulminacion nuk i  njohin as prindërit e  vetë.

 

Çfarë të duhet jeta nëse ke dalë nga binarët, që sot të jesh i pari dhe nesër të të poshtërojnë të gjithë për punën tënde, për veprat e tua, që edhe gjumin në shtrat të mos e besh rehat nga frika e  punëve tua të pista

Një thënie e Daut Demaku shpjegonë së: “Me lehtësi mund të bëhesh Profesor, Magjistër, Doktor, Akademik, Gjeneral apo Boss i pasur, por shumë vështirë është të arrihet grada më e lartë në jetë: Njëri”. Edhe ne duhet ti lamë qefet me një anë dhe të kërkojmë suksesin me punë të ndershme, dukë trasuar rrugën e vërtet, që të ngritemi dukë i nderuar të tjerët me fjalë dhe vepra të mira siç është një thënie selefish : “Vlera e individit është e fshehur nën gjuhën dhe majën e lapsit të tij. Ajo shfaqet nëpërmjet fjalës dhe shkrimit të tij, andaj edhe ne nëse dëshirojmë të jemi të lumtur ta kërkojmë diturin sepse dituria është dritë për të dëshmuar dhe njohur të vërtetën, po që së edhe nëse një ditë arrimë një pozitë të lartë ta kujtojmë ditën kur do të zbresim poshtë.

 

Ka ardhur një kohë ku njerëzit e kanë futur në zemrat e tyre vetëm epshet dhe interesin, ku gjeneratat që nga fillimi i kalitin së si të behën përfitera, si të ndjekin interesin, trajnohen në lëmi të ndryshme, por jo edhe të edukohen, jo edhe të ruajnë nderin dhe moralin, pastroni zemrat që nga  goja të dalin fjalë të mira e jo të bëhemi koprrac, ku për interes të prenë në besë pa  menduar dy herë.

Qe jemi këtu ku jemi, shtet i lodhur, i varfër i ligë, i korruptuar dhe i izoluar, ku liderët tanë mendojnë vetëm për vete jo edhe për popullin dhe çdo herë matin me kanarë të vetin, që dmth as që ju intereson gjendja skamnore dhe kategorive e të tjera që kanë ekzistencën në rrezik..! Kur  je me i ndershëm të venë në kurthe, të akuzojnë, të shkatërrojnë nëpër seanca gjyqësore vetëm e  vetëm që ta njollosin identitetin tënd, por ato çka janë shpifje çdo herë pastrohen mirëpo koha  po ikën.   .

 

Kërkoje suksesin me punë të ndershme e JO me çdo kusht, me punë që e ke hallall që kur ta ushqesh familjen tënde të pushoni i qetë sepse e din që e ke hallall dhe nuk e kthen kokën prapa  nga frika e të tjerëve apo nuk të ruajnë me dhjetëra veta për veprat tua. Kërko dituri s’ka rendësi nga kush apo ku e gjënë merre sepse jemi të obliguar që të hulumtojmë të vërtetën, e jo të vrapojmë pas atyre që e kanë humbur rrugën në oborr. Andaj mësoni nga njerëzit e verbër, të cilët nuk e bëjnë hapin para se të hulumtojnë mirë tokën para këmbëve !…

 

 

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT