Policia e Shqipërisë në një përgjigje për Gazetën Express kanë dhënë detaje për aksidentin e mbrëmshëm ku u përfshi eskorta e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.

Gent Mulla,  zëdhënës i policisë në Shqipëi i ka thënë Express-it se nëm aksidentin e mbrëmshëm ku u përfshi eskorta e Kurtit ka pasur vetëm dëme materiale, derisa asnjë person nuk ka pranuar tretman mjekësor.

“Nuk ka pësuar aksident z.Albin Kurti, makina e eksortës është goditur me një makinë tjetër, ka vetëm dëme materiale dhe asnjë lloj problemi tjetër”, ka thënë Mullai.

Vetura me të cilën Kurti po shkonte në Shqipëri për të festuar fitoren e VV-së, u aksidentua derisa eskortës që e shoqëronte atë i preu rrugën një makinë që vinte nga rrugët dytësore, që ecte me shpejtësi të ulët.

Tre automjetet e tjera kanë frenuar në kohë, por makina me të cilën ecte Albin Kurti. Atij i është  ofruar edhe një autoambulancë, por është refuzuar pasi nuk kishte pësuar lëndime.

Kurti, shoferi dhe dy persona të tjerë në automjet nuk janë lënduar, por vetëm janë tronditur nga përplasja.

Më pas Albini ka vijuar rrugën me një automjet tjetër drejt Tiranës, ku në orën 19:00 kishte planifikuar një takim te Millenium. Kurti arriti atje disa minuta me vonesë, dhe rreth orës 21:30 takimi ka përfunduar. Më pas u largua drejt Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar dje përmes një shkrimi në Facebook edhe Arlind Manxhuka nga sekretariati për media i VV-së.

“Sonte makina e Kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas axhendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”, ka shkruar Manxhuka./GazetaExpress/