Çfarë shkroi sizmologu grek disa orë para tërmetit në Turqi

Rreth 12 orë para se lëkundjet të shkatërronin disa zona në lindje të Turqisë, sizmologu grek Gerasimos Chouliaras kishte paralajmëruar diçka në faqen e tij në Facebook.

“Sipas metodës së Varotsos 2006, studiova statistikat e rrezikshmërisë sizmike aktuale, që tregojnë 86.7% rrezik për lëkundje sizmike akoma më të fuqishme sesa tërmeti 5.6 rihter, të mërkurën në Izmir. Sepse ka një boshllëk sizmik nga viti 1970, kur kishim tërmetin e fundit 6.9 rihter”.

Me pas, ai postoi edhe hartën me pikat e kuqe, që sipas tij janë zonat e rrezikuara ku përfshiheshin edhe zonat e prekura nga tërmeti i së premtes.

Ndërsa vetëm pak kohë pas tërmetit, sizmologu reagoi po në faqen e tij në Facebook, me një tjetër shënim: “Sinqerisht me vjen keq për viktimat e tërmetit. Edhe një herë do ta them, atë që e them prej 30 vitesh që kam qenë në Gjeodinamikë. Ndërtesat po vrasin si në Shqipëri vitin e kaluar ashtu edhe në Turqi tani. Duket se varfëria po i sjell njerëzit në situata të mjerueshme që ata as nuk mund ta mbrojnë veten e tyre”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT