Çfarë po ndodhë me turistët rusë, pas kërkimfaljes nga Erdogan

Vetëm pak ditë pas heqjes së ndalimit për shitjen e paketave turistike, Turqia është bërë destinacioni më i popullarizuar për turistët nga Rusia, shkruan Kommersant.

Siç u tha, heqja e ndalimit dhe rinisja e fluturimeve çarter në Turqi, vendpushimet e famshme, të tilla si Bodrum, Marmaris Kusadasi, Antalia përbëjnë 35 për qind të kërkesave ruse.

Presidenti rus, Vladimir Putin, të enjten e kaluar nënshkroi një dekret për heqjen e kufizimeve për shitjen e marrëveshjeve të udhëtimit me Turqinë dhe ka udhëzuar qeverinë e tij për të diskutuar me kolegët nga Ankaraja me qëllim të krijimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Në të njëjtën kohë, Putin ka kërkuar që të merren masat e nevojshme për krijimin e linjave ajrore për fluturime çarter midis Rusisë dhe Turqisë.

Vendimi për pajtimin mes Moskës dhe Ankarasë erdhi pasi presidenti turk i kërkoi falje Rusisë për rrëzimin e aeroplanit rus nëntorin e kaluar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT