Çfarë ndodhi me Sarën e Për’puthen, tregon autorja e emisionit

Sara Malaj ishte vajza e re që iu bashkua pak javë më parë emisionit “Për’puthen”, që në fillim u pa shumë e afërt me Jasminën, më të cilën njihej edhe jasht programit.

Mirëpo, miqësia e vajzave u kris pasi Sara doli me Andin, djalin për të cilin Jasmina shprehu se kishte simpati dhe gjithashtu kishin shkëmbyer disa puthje.

Jasmina tregoi se nuk ishte xheloze për Andn, por ishte zhgënjyer nga shoqja e saj dhe që pritet së shpejti të ketë një përballje mes të dyjave, pasi në “Për’puthen Prime” u planifikua një përballje mes dy vajzave. Mirëpo, Sara u largua pak para nisjes së xhirimeve të emisionit dhe ende nuk është shfaqur as gjatë javës në “Për’puthen”.

Jasmina tha se Sara s’ka pasur ç’të thotë, ndaj ka zgjedhur të mos shfaqet më në emision.

Gjithashtu, ajo ka hequr emrin e emisionit nga llogaria e saj në Instagram, duke i shtuar dyshimet se është larguar nga programi.

Ndërsa, Olsa Muhameti, autorja e emisionit, u përgjigj pyetjes rreth largimit të Sarës.

“Jo. Nuk është përjashtuar”, u përgjigj Olsa, pa dhënë më tepër detaje.

Ndërkohë, këto ditë që nuk ishte e pranishme në emision, Sara është parë shumë e afërt në shoqërinë e Erit, djalit që u përjashtua në “Prime” nga emisioni.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT