Çfarë ka në sy Hashim Thaçi? (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shfaqur sot me njërin sy të mavijosur në një aktivitet të tij publik.

Presidenti mori pjesë në 90 vjetori i shkollës “Abedin Rexha’’ në Turiqec të Skenderajt, shkollë kjo në të cilën presidenti kishte ndjekur mësimet si fillorist, njofton Klan Kosova.

Ajo që ka rënë në sy në këtë paraqitje të Thaçit, ishte një mavijosje në syrin e djathtë.

Gjithsesi, Thaçi ka mbajtur një fjalim në këtë përvjetor. Presidenti tha se nuk është aspak e rëndësishme se ku gjendet objekti i shkollës, në ndonjë fshat, apo qytet, përderisa nxjerrë kuadro të suksesshme.

Pjesëmarrës në ceremoni ishte edhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami. Ai tha se do të punojnë shumë që të krijohen kushte të mira në arsim dhe të ketë edukim cilësor.

1

- Advertisement -

MË TË FUNDIT