Çfarë i bashkoi Berishën dhe Ramën 25 vjet me parë ?

Cfare i bashkoi Sali Berishen dhe Edi Ramen 25 vjet me pare, eshte pyetja me normale qe shtrohet sa here botohet kjo foto. Fotoja e shkrepur nga Roland Tasho i takon dates 22 Dhjetor 1990.

Ne te shihet Edi Rama qe i kerkon gjithe pasion dicka Sali Berishes. Bashke me ta eshte edhe Ardian Klosi, mik i pandare i Edi Rames. Ajo eshte shkrepur ne Qytetin Studenti. Ate dite PD mbante mitingun e saj te pare te madh, mitingun e legalizimit. Vec drejtuesve te PD ne miting merrnin pjese edhe shume intelektuale mbeshtetes te opozites.

Ne ate bisede Edi Rama dhe Sali Berisha po diskutojne ceshtjen e nje gazete te opozites qe pritej te dikte ato dite dhe qe me pas mori emrin “Rilindja Demokratike”. Eshte befasuese qe biseda e pare e dokumentuar mes tyre te kishte te bente pikerisht me mediat, pasioni per te cilat eshte i njohur tek te dy. Vetem se ne ato dite koncepti i medias nuk ekzistonte. Por Berisha dhe Rama me siguri qe shihnin pertej asaj dite…

/opinion.al/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT