Çfarë gjeti policia në banesën e të dyshuarit për vrasje?

Policia e Kosovës me të marrë lajmin për të shtëna pranë shkollave në Mitrovicë ka dal në vendngjarje. Sipas policisë, pas një mosmarrëveshje në mes të dy rijnve, njëri nga ta ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja të AK-47 ndërsa gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, një karikator, një kondak i AK/47, një granatë dore me një fitil ndezës, një shufër policie, një shkop druri, një kapelë, një maskë, tre shirita dhe dy fishekë./Drenicapress.info/