Çfarë duhet të shmangni për të humbur peshë?

Kur dikush dëshiron të humb peshë, më së shpeshti fillon dietën me konsumin e sallatave. Shumica e njerëzve që kanë mbajtur dietë, e dine se duhet t’i shmangen përdorimit të salcave kremoze për sallata, por gabimin e bëjnë të gjithë duke u përpjekur të hajnë më pak. Çfarë duhet të shmangni?

Vaji i ullirit është aq i shijshëm saqë përdoret në të gjithë përbërësit – mund t’i skuqni specat me të, rrushi ruhet në të, ullinjtë etj.  Ky është mashtrimi më i madh. Në vend të konsumit të peshkut ton në vaj ulliri, mund të bleni atë të përgatitur me lëngun e tij, në vend që të tiganisni speca në vaj, mund t’i hani ato të freskët, në vend të ullinjve jeshil që kanë më shumë vaj, mund t’i konsumoni ullinjtë e zinj.

Përveç kësaj, ju mund të përdorni domate të freskëta, fasule dhe tranguj të përzier të gjithë së bashku dhe sipër duke i vënë disa feta djathë. Gjatë përdorimit të salcave për sallata, rekomandohet të hidhet sasi shumë e vogël. Tek salcat mund të përdorni vaj ulliri, por ju vendosni se sa. Dhe, mos hidhni shumë salcë në sallatë duke e mbuluar atë, por thjeshtë spërkatni nga sipër sa për t’i dhënë shijen.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT