Çfarë duhet të dini nëse pini shumë ujë të gazuar

Ka shumë arsye për t’u kujdesur. Shpesh dëgjoni të dhëna se sa ujë duhet të pini në baza ditore dhe pak a shumë të gjithë bien dakord që gjashtë deri në tetë gota janë sasia minimale që i nevojitet trupit për të funksionuar normalisht.
Natyrisht që shumë njerëz preferojnë ujin e gazuar dhe shpesh e zgjedhin si pije hidratuese dhe këtë e mbështet mendimi se uji i gazuar do të përmirësojë metabolizmin dhe tretjen.

Megjithatë, konsumimi i shpeshtë mund të mos jetë ideja më e mirë, tregojnë studimet e fundit.

Studiuesit palestinezë nga Universiteti Birzeit në Ramallah kanë zbuluar se uji i gazuar ndikon në ekuilibrin e hormoneve dhe shkakton ndjenjën e urisë, dhe veçanërisht ndikon në hormonin ghrelin, i cili quhet edhe hormoni i urisë (përgjegjës për rritjen e urisë).

Përveç kësaj, konsumimi i tepërt i ujit të gazuar ka një efekt negativ në mëlçinë tuaj, e cila ruan më shumë yndyrë për shkak të rritjes së marrjes së CO2.

Natyrisht, si me të gjitha gjërat e tjera në jetë, çelësi është ta konsumoni me masë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT