Çfarë do të ndodhë nëse Toka ndalon së rrotulluari? Përgjigja tronditëse e NASA-s

E keni pyetur veten ndonjëherë se çfarë do të mund të ndodhë nëse Toka ndalon së rrotulluari vetëm për pak! Përderisa askush nuk është i sigurt se si mund të ndodhë kjo, NASA ka disa teori konkrete të cilat shpjegojnë këtë fenomen.

Mos harroni, ne jemi vetëm duke folur vetëm për lëvizjen e Tokës rreth vetes, sepse nëse nuk rrotullohej rreth Diellit kjo do të thotë fundin e botës.

Ndalimi i saj, paraqet një enigmë të madhe për shkencwtarwt, le të shohim se çfarë thotë NASA për këto çështje.

NASA beson se kjo dukuri më shumë është e varur nga mënyra se si planeti ndalon se lëvizuri.

Në qoftë se ajo ndalet papritmas, atmosfera nga sipërfaqja e Tokës do të çrrënjoset dhe do të dërgohet drejt hapësirës. Gjatë gjithë kohës, Toka rrotullohet për 1.500 kilometra në orë, e nëse kjo ndalon, do të ishte katastrofike, për çdo gjë që gjendet në tokë.

Ndërkohë, fusha magnetike e planetit tonë do të zhdukej dhe ne do ekspozoheshim ndaj sasive vdekjeprurëse të rrezatimit. Toka do të bëhej sferë pothuajse e përsosur, meqë nga rotacioni aktual ka një të fryrë në ekuator.

Kjo do të ndikonte në shpërndarjen tjetër të ujit, për çka do të ndodhnin përmbytjet më katastrofike.

Ajo mund të përplaset për shkak të gravitetit, por jo deri sa të ketë arritur një distancë të caktuar!

Një skenar tjetër i mundshëm mund të jetë është se ajo mund të ndalojë së lëvizuri gradualisht përgjatë miliarda vitesh sikurse po ndodh tani.

Rezultatet megjithatë, do të jenë shumë të ndryshme. Rotacioni do të ngadalësohet, ditët dhe netët do të bëhen edhe më shumë të gjata duke sjellë temperatura ekstreme për të mbijetuar.

Nëse Toka do të bëjë vetëm një rotacion në vit, planeti ynë do të jetë në sinkron me Hënën. Çdo vend në Tokë do të ketë një vit ditë dhe një vit natë. Temperaturat në Ekuador do të jenë super të nxehta dhe akullnajat polare me një vit diell do të shkrihen plotësisht. Nëse rotacioni do të ndalë totalisht, gjysma e botës do të jetë ditë dhe gjysma natë.

Përhapja e ngrohjes së Tokës do të varet nga gjerësia e ekuatorit, e cila do të prekë më shumë polet. Gjithashtu do të ndikojë në përhapjen e erërave nëpër botë pasi ato do të shpërndahen nga ekuatori direkt në pole, në vend që të shkojnë paralelisht në pole. Më pas kjo mund të ndikojë në ndryshimin e të gjithë sistemit të erës dhe shiut duke përmbytur zona të caktuar në Tokë. Lëvizja vjetore e Tokës rreth Diellit dhe animi aksial do të jenë gjëja e vetme që do të ndikojnë në klimën tonë gjatë gjithë vitit.

Nëse Toka do të ndryshojë këndin se si ajo lëviz rreth Diellit, si lartësi dhe intensiteti i yllit tonë do të ndryshojë. Kjo do të thotë gjashtë muaj, do të jenë ditë dhe gjashtë muaj do të jenë natë. Ashtu si në anën e errët të hënës, gjysma e Tokës do të zhytet tërësisht në errësirë, por vetëm për gjashtë muaj.

Por çfarë mund të jetë gjeja më e tmerrshme që mund të ndodhë?

Fusha magnetike e planetit tonë do të jetë e para që do të preket. Pasi Toka do të ndalojë, ajo do të zhduket dhe ne do të jemi të ekspozuar ndaj rrezeve të dëmshme.

Sipas të gjitha gjasave, ne do të na duhet të jetojmë me veshje astronauti për të lëvizur nga një vend në tjetrin. Ngrohja dhe ftohja ekstreme do të jenë të nevojshme për të krijuar kushte të përshtatshme për të jetuar.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT