Çfarë deklarate po bën Ambasadori Delawie te shtatorja e Rugovës?

Ambasadori i SHBA’ve në Kosovë Greg Delawie ka pozuar para shtatores së ish-Presidentit Ibrahim Rugova, që ndodhet tek selia e Kuvendit të Kosovës, bashkë me pjesëtarë të gardës amerikane që janë të vendosur në Kosovë.

Fotografia është shpërndarë nga Ambasada Amerikane pak minuta më parë.

Delawie nuk ka bërë ndonjë deklaratë sa i përket zhvillimeve të sotme, por ndoshta me këtë fotografi ai ka dashur të përçoje ndonjë mesazh.

Dihet që ish-Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova ka qenë njëra nga figurat politike që ka llogaritur fuqishëm në mbështetjen e SHBA’ve për pavarësinë e Kosovës. Delawie ka dhënë një intervistë dje për Gazetën Express, ku ka thënë se pret që demarkacioni të kalojë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT