“Çfarë Chiellini bëri me Saka, tregon gjithçka për të si mbrojtës”

Jose Mourinho beson që fauli në Giorgio Chiellini në Bukayo Saka “tregon gjithçka” për solidaritetin në mbrojtjen e Italisë.

36 vjeçari shkaktoi një faul në sulmuesin anësor të Arsenalit para se të përfundonte koha e rregullt në finalen e EURO 2020. Anglezi e kaloi Chiellinin, i cili e kapi atë për fanelle duke e rrëzuar në tokë. Mbrojtësi i Juventusit u ndëshkua me karton të verdhë, të cilin ai e pranoi pa protestuar.

Trajneri i Jose Mourinho ka komentuar faullin e Chiellinit, duke thënë se kjo shpjegon të gjitha për solidaritetin në mbrojtje të Azzurri. “Çfarë bëri Saka në Chiellinin tregon gjithçka. Ai bëri gabimin e vetëm në ndeshje, ai humbi por nga jashtë e rrëzoi atë. Saka ishte duke vrapuar, ai tha: ‘Jo, nuk shkon, qëndro me mua, fanella është e imja dhe ti nuk po shkon’”, tha Special One për TalkSport.

“Ai e di çfarë të bëjë. Ai është një top mbrojtës dhe një djalë shumë i zgjuar. Kam luajtur kundër Juventusit me Manchester Unitedin para disa sezoneve dhe pas ndeshjes në Old Trafford kam thënë pak a shumë kështu. ‘Këta dy djem duhet të shkojnë në Universitete Sportive për të dhënë ligjërata se si të jetë një mbrojtës qendrorë”.

“Madje edhe në këtë moshë, ata arrin që ta bëjnë këtë. Ndoshta Chiellini nuk është i gatshëm për ta bërë këtë çdo tri ditë, për shkak se duhet të pushojë, ndonjëherë ka pësuar lëndime të vogla që kanë ndodhur para se të fillojë gara, por ata të dy janë të përgatitur për nivele të larta”.

Chiellini dhe Mourinho do të  kenë përballje të reja në Serie A në sezonin e ri. Mbrojtësi italian do të nënshkruajë kontratë me Juventusin për një vit pasi që e vjetra ka skaduar më 30 qershor. /GazetaExpress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT