Cesena i merr pikë Interit (Video)

Interi vazhdon me paraqitje të dobëta. Inter nuk ka mundur me shumë se një barazim me skuadrën që rrezikon rënien nga Serie A, Cesena, që i merr një pikë Interit në San Siro, duke luajtur barazim 1:1.
Startues ishte edhe Xherdan Shaqiri deri në minutën e 24’, ku u zëvendësua për shkak të lëndimit.
Golin e parë për Cesenan e shënoi Defrel në minutën e 30’. Kurse Inter barazoi me të filluar pjesa e dytë, me anë të Palacios, që shënoi në minutën e 48’.
Interi me ketë barazim renditet në vendin e 7 me 37 pikë./Drenica Press/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT