Cavani: Nuk largohem nga PSG

Edinson Cavani këmbëngul për të disatën herë se nuk e ka në plan largimin nga Paris Saint Germain në fund të sezonit. Me transferimin në Francë, uruguaiani nuk ka luajtur gjithmonë në pozicionin që kishte te Napoli, duke e patur të vështirë të japë rendimentin që pritej prej tij. Edhe në mungesë të Ibrës, Cavani luajti në pozicionin e tij të preferuar në qendër të sulmit, megjithatë performanca kundër Barcelonës ishte sërish larg pritshmërive. Ndërkohë zërat që e largojnë nga Parisi nuk kanë munguar, duke e çuar herë te Juventusi e herë në Angli te klube të ndryshme. Cavani gjithsesi distancohet nga këto zëra me zotimin se e ardhmja e tij mbetet e pandryshuar.
“Flitet shumë shpesh për atë që do të ndodhë në të ardhmen time. Unë do të qëndroj këtu dhe do të respektoj kontratën që kam me Paris Saint Germain. Aktualisht jam i fokusuar te klubi, rezultatet dhe objektivat që synojmë të arrijmë këtë sezon”.
Gjatë këtij sezoni, Cavani ka kontribuar për parizienët me 20 gola në të gjitha kompeticionet, duke përfshirë edhe 2 golat e fundit në fitoren 4-0 në finalen e Kupës së Ligës me Bastian.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT