Cassano po vdes!

 

Ylli i njohur i futbollit italian, Antonio Cassano ka folur për situatën e vështirë që po kalon. Pas largimit nga Parma, Cassano ka rrëfyer për krizën personale që ka nga mungesa e futbollit.
“Ndjehem tërë kohën i sëmurë pa futboll. Më duket shpesh se jam duke vdekur. Më mungon në stërvitje, komunikimi me bashkëlojtarë, adrenalina, fusha dhe gjithçka tjetër. Nëse nuk do të luaj shpejt, unë mund të vdes. Nuk e di se cila do të jetë e ardhmja ime si futbollist, por e di se pas pak vitesh do të jem drejtor sportiv në ndonjë skuadër” ka thënë Cassano.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT