Casillasit i pëlqen skuadra italiane

    Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, është pran largimit nga “Santiago Bernabeu”, pas më shumë se një dekade të kaluar në klubin mbretëror.

    Kjo ka bërë që shumë klub të interesohen për të, të cilat duan një portier dhe lider me përvoj në skuadër.

    Njëra nga klubet që ka shprehur intersim për të është edhe skuadra italiane Roma. Dhe ky interesim i Romës i ka pëlqyer edhe vetë portierit spanjoll.

    Këtë e ka bërë të ditur agjenti i tij, Carlo Cutropia, i cili ka thënë se klientit të tij i pëlqen Roma.

    “Roma është një skuadër e madhe dhe natyrisht që Casillas është i kënaqur nga interesimi që ‘Giallorosët’. Kemi biseduar me Sabatinin dhe të shohim se cfarë do të ndodhë”, ka thënë Cutropia për ‘LaRoma24.it’