Casillas lë Realin për PSG?

 

E ardhmja e Iker Casillias me shumë mundësi do të jetë larg Realit të Madridit por portieri kampion bote me Spanjën në vitin 2010 vështirë se do ti japë lamtumirën futbollit europian për tu transferuar në MlS të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sic ka deklaruar shpesh pasi për shërbimet e 33-vjecarit intersohet Paris Saint Germain.
Klubi francez në merkaton e ardhshme ka si synim kryesor të përforcojë skuadrën me futbollistë me emër në arenën europiane dhe Iker Casillias është një prej tyre.
Reali i Madridit e ka humbur besimin te kapiteni i tij dhe sipas të gjitha gjasave Casillias do të largohet në verë. Gabimet e shumta në sfidat e fundit kanë bërë që ai të humbasë vendin e titullarit te Los Blancos teksa në takimin ndaj Levantes trajneri Carlo Ancelotti ia besoi katërkëndëshin kostarikanit Keylor Navas.
Por pavarisht kësaj te Paris Saint Germain 33-vjecari spanjoll do ta kishte të sigurtë vendin e titullarit pasi trajneri aktual i kampionëve të Francës e pëlqen shumë Casillias, aq sa Blanc është i gatshëm të heqë dorë nga italiani Salvatore Sirigu vetëm e vetëm për t’i bërë vend në formacion portierit iberik.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT