Mbrojtësi i Realit, Dani Carvajal, ka thënë se skuadrëne tij në duel me Barcelonën nuk e kënaq barazimi por vetëm fitorja.
“Duhet të shënojmë fitore në Camp Nou, pasi nuk do të kënaqemi me barazim, edhe pse në El Clasico nuk ka favorite”, ka thënë Carvajal pas takimit me Levanten.
Për fitoren ndaj Levantes, Carvajal tha se ishte një fitore e rëndësishme, që na kthej në rrugën e duhur.
“Ndeshja ndaj Levantes ishte shumë e rëndësishme pasi jemi rikthyer në rrugën e fitores. Ne gjithashtu arritëm në këtë takim ta mbajmë portën e paprekur”, shtoi mbrojtësi spanjoll.
- Advertisement -