Carrager: Barça nuk do ta harrojë emrin e Joe Hart

 

Portieri i Manchester City, Joe Hart, ishte lojtari më i mirë për City duke shpëtuar porten e tij në disa raste, dhe u bë makthi i Lionel Messit që nuk arrriti t’i shënoi as nga pika e bardhë.
Ish-lojtari i Liverpulit, Jaime Carragher, ka deklaruar se lojtarët e Barcelonës do ta kujtojnë gjatë këtë paraqitje të portierit anglez.
“Ata sulmuesit Neymar, Suarez dhe Messi kurrë nuk do ta harrojnë emrin e Joe Hart”, u shpreh Carragher.
“Ju mendoni për paraqitje fantastike të portierëve dhe kjo e Hart ishte kundër disa prej lojtarëve më të mirë në botë”, shtoi tutje anglezi, i cili punon si analist sportiv në Sky Sport.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT