Canon vjen me aparatin e ri XC10

Kompania e famshme Canon prezanton pajisjen më të re XC10, që vjen me video të përmirësuar 4K dhe lentet për zoom. Aparati ka të instaluar një sensor 1-inç që mund të incizojë video 4K me rezolucion 3840×2160 dhe gjithashtu video full HD me 1080 pixels.
E veçanta e këtij aparati është lidhja me Wi-Fi për dual-band 2.4 GHz dhe 5GHz që mundëson kyçjen me tablet, telefona të mençur dhe kompjuter. Aparati i ri XC10 mund të bëjë fotografi, por vetëm me 12 megapiksel kurse videot 4K deri në 8 megapiksels.
Pritet që aparati i ri kamër të vijë kundrejt çmimit prej 2,500 dollarë. /albeu/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT