Edgar Çani është sulmuesi më i ri i Lids Junajtid. Lajmi konfirmohet nga mediat italiane (tuttomercatoëeb), si dhe ato angleze, sipas të cilave, shqiptari ka udhëtuar që dje pasdite në Angli për të firmosur kontratën e tij të re. Sot pritet që ai të paraqitet para mediave për të bërë prezantimin e parë si lojtar i kësaj skuadre. Gjithashtu do të mësohet edhe kohëzgjatja e kontratës që shqiptari ka firmosur me klubin anglez, i cili arriti ta bëjë të vetin pasditen e djeshme pas një lufte me Barin. Në fakt, dje në mëngjes Çani ka qenë një hap larg rikthimit te Bari, klub tek i cili luajti vjet gjatë pjesës së dytë të sezonit. Por, në orët e pasdites, erdhi edhe katapultimi i situatës.
Katania nuk gjen akordin me Barin, teksa në lojë përveç Çanit ishte edhe Kaputo (Katania do të jepte 600 mijë euro dhe kartonin e Edgar Çanit për të marrë lojtarin e Barit, Kaputo, por një gjë e tillë duket se sfumoi). Në këto momente vihen sërish në lojë Lidsi i Masimo Çelinos. Ish-presidenti i Kaljarit, tashmë në krye të skuadrës angleze, njeh mjaft mirë mënyrën sesi zhvillohet merkatoja në Itali, ndaj nga 450 mijë euro që pat ofruar në fillim për Çanin e ngriti në 600 mijë.
- Advertisement -