Ka ardhur urimi i parë për Naser Alijin që mori pasaportën shqiptare.
Kapiteni i kombëtares Lorik Cana, ka përgëzuar Naser Aliji për marrjen e pasaportës shqiptare.
“Ta gzosh Naser, dhe tjesh i sigurt që ke bërë zgjedhjen e duhur”, ka uruar Cana, Alijin, në llogarinë e tij në Facebook.
Talenti Naser Aliji dhe Arlind Ajeti janë dekretuar nga presidenti i Republikës Bujar Nishani, dhe ai tani pritet t’i bashkëngjitet kombëtares shqiptare të futbolli.
- Advertisement -