Cana: Motiv shtesë që ta realizojmë ëndrrën

Në një linjë telefonike për ‘Top Channel’ Lorik Cana shprehët mjaftë i gëzuar sa i përket verdiktit final të CAS-it duke thënë se tani kombëtarja kuq e zi synon Francën.

“Të gjithë jemi të gëzuar që drejtësia triumfoi sepse ishim në të drejtën tonë, por dhe se përpjekjet për të mbrojtur qëndrimin tonë, në fund rezultuan të suksesshme. Kjo duhet të jetë një motiv shtesë për ne që të realizojmë ëndrrën e të gjithëve për të shkuar në Europian” , tha kapiteni i kombëtares Lorik Cana.

Kujtojmë se me këto 3 pikët e fituara Shqipëria gjendet në vendin e dytë me 10 pik sa ka edhe Danimarka dhe me gjasa të mëdha për tu kualifikuar në Europianin e vitit të ardhshëm.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT