Cana konfirmon bisedimet me Marsejen

 

Lorik Cana mund të kthehet te Marseja. Sinjalin që palët kanë nisur bisedimet e dha faqja zyrtare e klubit franzez në “Twitter” nëpërmjet një postimi ku i uron mirëseardhjen 31 vjecarit në këtë rrjet social, pasi Cana ka hapur llogari të re.

Megjithatë “Panorama Sport” kontaktoi me Lorikun për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje. Cana ka pohuar se është në bisedime me klubin francez, por thekson se deri në këto momente nuk është arritur asnjë akord mes dy palëve.

“Po është e vërtetë që jam në bisedime me klubin e Marsejës por nuk ka asgjë zyrtare. Klubi më dëshiron, por unë akoma nuk e kam vendosur se ku do luaj sezonin e ardhshëm”, deklaroi kapiteni kuqezi. Cana ka qenë një nga futbollistët më të spikatur te Marseja në sezonet 2005-2009 ku ishte edhe kapiten skuadre.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT