Cana drejt Bundesligës, e kërkon një klub i madh

 

Që Lorik Cana do të largohet nga Lacio, kjo është diçka e konfirmuar tashmë dhe që nuk përbën më lajm, por çdo ditë të merkatos shtohen skuadra që shprehin interesimin e tyre për shërbimin e mbrojtësit. Kapiteni i Kombëtares është nën vëzhgimin e një tjetër skuadre gjermane.

Bajern Leverkusen është në kërkim të shërbimeve të Canës dhe i shtohet listës së skuadrave që duan të kenë në ekip kartonin e kapitenit të kuqezinjve. Mediat italiane konfirmojnë interesimin e skuadrës gjermane. Leverkusen është gjithashtu një mundësi për Canën që të mund të luajë në Champions League. Kjo skuadër e ka mbyllur sezonin e fundit në vendin e katërt dhe do të luajë në fazën e tretë eliminatore të kompeticionit më të rëndësishëm europian.

Lorik Cana është edhe në një tjetër sezon në skuadrën italiane, pasi ka edhe një vit kontratë, megjithatë ai është aktualisht në merkato. Nëse pak kohë më parë përflitej që Cana kushtonte rreth 3 milionë euro, aktualisht diçka e tillë është ulur si vlerë. Për kartonin e mbrojtësit shqiptar duhen të paktën një milion euro, sipas mediave italiane. “Il Messaggero”, në numrin e saj të djeshëm ka bërë edhe raportimin për tratativat e Canës dhe mundësitë që ai ka për t’u larguar nga skuadra, ndërkohë që “Tuttomercatoëeb” ka publikuar diçka të tillë edhe duke përcaktuar vlerën e kartonit të tij.

Leverkusen u shtohet skuadrave që janë në listë si të mundshme për transferimin e Canës. Përveç pistës së skuadrave amerikane, Cana ka edhe një interesim nga Shalke dhe gjithashtu edhe nga ishskuadra e tij, Marseja. Ditët në vijim do të jenë vendimtare për transferimin e kapitenit të Shqipërisë, për të mësuar edhe skuadrën që do të arrijë të sigurojë shërbimet e tij.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT