Cameron – BBC-së: Mos e quani ISIS-in Shtet Islamik

Kryeministri britanik David Cameron ka kritikuar përdorimin e termit “Shtet islamik” nga BBC, kur iu referohet organizates terroriste ISIS.
Duke folur për BBC Radio 4, Cameron tha se ai preferon termat të ashtuquajturit Shtet Islamik” apo “ISIS”.
“Unë uroj që BBC të mos e quaj më ‘Shtet islamik’, sepse ajo nuk është një shtet islamik”, tha Cameron në një intervistë, tre ditë pas sulmit në Tunizi.
“Ai është një regjim i tmerrshëm dhe barbar, është një shtrembërim i fesë, dhe nuk ka të bëjë me Islamin, e as me muslimanët.
Në intervisten e tij, duke theksuar rëndësinë e luftimeve kunder ISIS në çdo kuptim, Cameron tha: “Lufta kundër organizatës terroriste barbare është lufta e brezit tonë.”
“Ne duhet të luftojmë me gjithçka që mundemi”, ka thënë Cameron, duke shtuar se strategjia kryesore ishte ndërtimi i një ushtrie lokale në luftën kundër grupit të armatosur terrorist. /MESAZHI/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT