Caktohet, rivarrimi i mbetjeve mortore

Pas takimit që u zhvillua sot në mes të, Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Komunës së Drenasit si dhe  Familjarëve të  19 trupave të zhdukur, të   identifikuar të Çikatovës së Vjetër, është caktuar që më 17 prill 2015, të bëhet rivarrimi i mbetjeve mortore.
Kjo është bër e ditur në web faqen e Komunës së Drenasit, me anë të një njoftimi ku thuhet :
”Sot u takuan në Drenas Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, z. Prenk Gjetaj dhe Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku me familjarë të 19 trupave të identifikuar nga Çikatova e Vjetër e Drenasit, të gjetur në Rudnicë të Rashkës (Serbi). Ata vendosën që këta trupa të rivarrosen në varrezat e fshatit më 17 prill, në përvjetorin e ekzekutimit të tyre nga forcat kriminele serbe më 1999. Bashkërisht u pajtuan që atë ditë të mbahet një Akademi Përkujtimore në nderim të këtyre familjarëve të vrarë, kur edhe do të mbahet ceremonia e rivarrimit në orën 12:00. Ndërsa, mbetjet kockore rë Behram Nikës, i gjetur bashkë me këta qytetarë të Çikatovës së Vjetër do të rivarrosen në fshatin Shkabë (ish Gllanasellë) në orën 14:00, në të njejtën ditë.”