Cakaj: I bindur në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit, krenar me punën e tyre për çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e shtetësisë së saj

Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka reaguar në Facebook pasi Zyra e Prokurorit Special ka publikuar propozim-aktakuzën ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Cakaj shkruaj se UÇK ka qenë e pastër dhe e drejtë.

“UÇK-ja është jo vetëm pika më e lartë e përpjekjeve historike të popullit të Kosovës për liri e vetëvendosje, por edhe kapitulli më i lavdishëm i historisë sonë kombëtare.”, shkruan Cakaj.

“Prandaj, sot, duke qenë krejtësisht të bindur në pafajësinë e tyre të plotë e duke njohur me nderim të thellë punën e tyre në shërbim të kombit shqiptar e vlerave njerëzore, mbështetje e pakursyer për Hashim Thaçin e Kadri Veselin, gjithnjë duke kujtuar kryelartë e ballëhapur gjithë historinë e ndritur e të paqtë të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS!”, shkruan më tutje ai.

Ky është postim i tij i plotë:

Një gjë është fare e qartë:

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë! UÇK-ja është jo vetëm pika më e lartë e përpjekjeve historike të popullit të Kosovës për liri e vetëvendosje, por edhe kapitulli më i lavdishëm i historisë sonë kombëtare. PIKË.

Prandaj, sot, duke qenë krejtësisht të bindur në pafajësinë e tyre të plotë e duke njohur me nderim të thellë punën e tyre në shërbim të kombit shqiptar e vlerave njerëzore, mbështetje e pakursyer për Hashim Thaçin e Kadri Veselin, gjithnjë duke kujtuar kryelartë e ballëhapur gjithë historinë e ndritur e të paqtë të USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS!

Atë që mund ta mbulojë mjegulla e politikës ditore, nuk mund ta fshehë kurrë as historia: krenar me punën e tyre për çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e shtetësisë së saj që nga themeli. Kaq.

Mirënjohje, nderim e krenari, natyrisht, për çdo pjestar të UÇK-së për shërbimin e pastër ndaj vendit dhe qëndrimit në faqen e bardhë të historisë.

Mbase në botë mund të ndodhin shumë çudira, por nuk ka asnjë forcë mbi rruzullin tokësor që mund ta rishkruajë historinë, njollosë UÇK-në, a tjetërsojë përpjekjen e popullit shqiptar për drejtësi dhe çlirim!

NDERIM UDHËHEQËSVE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS 🇽🇰🇦🇱!.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT