Buxheti dhe stafi i Speciales caktohen këtë verë

Gjatë verës Bashkimi Evropian do të caktojë stafin e Dhomave të Specializuara dhe Prokurorit Special, pranë Gjykatës Speciale.

Ndërsa në qershor pritet që të caktohet buxheti që do të mundësonte fillimin e punës stafit të rekrutuar.

Nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i kanë thënë Tribuna Channel se të gjithë hapat logjistik dhe administrativ për këtë çështje kanë përfunduar, por mbetet që buxheti të miratohet nga këshilli i BE-së në qershor.

BE ka shpallur konkurs për 37 pozita për staf të Speciales.

Sa i përket rekrutimit të stafit deri më tani, saktësisht më 27 maj është mbyllur konkursi për pozitat katër administrative pa përfshirë pozicionin e gjykatësve.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT