Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno, ka deklaruar se skuadra e tij, duhet të jap maksimumin nëse dëshiron kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
“Mendoj se është një short shumë i barabartë, duhet të luajmë në maksimumin tonë nëse duam të kualifikohemi, por ne e njohim njëri-tjetrin”, ka thënë Butragueno.
Për argjentinasin më e rëndësishme është rikuperimi i lojtarëve të lënduar.
“E rëndësishme për ne është që të gjithë lojtarët e lënduar të rikuperohen mirë”, ka deklaruar Butragueno.
Atletico-Real luhet në datat 14 prill dhe 22 prill.
- Advertisement -