Bushati: Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor të ect më shpejtë

Kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati duke folur në punimet e Forumit Ekonomik tha se zgjerimi i shpejtë i BE-së do ndikonte procesin e shtet ndërtimit dhe shtet konsolidimit demokratik, ndaj ai i kërkon Bashkimit Europian përshpejtimin e procesit të zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor.

“Organizimi i Samitit të Ballkanit Perëndimor në Paris për të tretin vit radhazi në kushtet kur Europa po përballet me pasojat e Brexit është një lajm i mirë në vetvete sepse dëshmon që angazhimet e BE përkundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor mbeten të pandryshuara”.

“Ndonëse të gjithë do të dëshironim që politika e zgjerimit të ecte me ritme më të shpejta dhe më cilësore për të përfunduar një orë e më parë procesin e shtetndërtimit dhe shtetkonsolidimit demokratik të vendeve të Europës Adriatike apo vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Bushati. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT