Këtë fakt e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, vend që mban kryesinë e radhës së Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), shkruan sot Koha Ditore. Në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, të premten, u mbajt Konferenca e Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare për Politikën e Jashtme të Vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka kritikuar disa vende anëtare të SEECP lidhur me reagimet e tyre për krizën në Ukrainë, ku, sipas Bushatit, vetëm Shqipëria dhe Mali i Zi linjëzuan qëndrimet e tyre me ato të Bashkimit Evropian.
Sipas Bushatit, dimensioni parlamentar i bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore, i iniciuar rreth 20 vite më parë, sot është më i strukturuar e i institucionalizuar, edhe përmes krijimit të Asamblesë Parlamentare të vendeve të Evropës Juglindore./Koha Ditore/