Burrin që peshon 500 kilogramë, e zbresin me kran nga ndërtesa

Pesha prej gjysmë tonelate, e kishte bërë të palëvizshëm. Meqenëse shtëpia ku jetonte Robert Butler duhej të rrënohej, atë është dashur ta zbresin me kran nga kati i katërt.

Pesha dhe madhësia e tij kishin bërë që ai të mos mundte të zbriste nga shkallët, por të nxirrej nga murri i thyer i dhomës.

Burri që jeton në Providence të Rhode Islandit në ShBA, nuk e ka lëshuar shtëpinë për dhjetë vjet, duke bërë që ai të shtojë edhe 300 kilogramë të tjerë, transmeton Telegrafi.

Punëtorëve që e kishin prioritet shëndetin e tij gjatë transportimin deri në kamion, kanë shpenzuar shtatë orë të mundimshme për të kryer bartjen.

Mësohet se ai rrezikon të mbetet pa ndihma, sepse për vite me radhë ka hedhur poshtë tretmanët e humbjes së peshës. 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT