Burri indian mbante në stomak 140 monedha dhe 150 gozhdë

Indiani Rajpal Singh, mund të cilësohet si njeriu më i çuditshëm në botë. Ai kishte gëlltitur plot 140 monedha dhe 150 gozhdë.

Kur Rajpal u shtrua në spital pasi kishte dhimbje të fuqishme në stomak, mjekët menduan se ai vuante nga ulcera, por kur realizuan operacionin ata u befasuar kur gjetën metalet në stomakun e tij.
Dhimbjet e tij vinin nga monedhat dhe gozhdët, që kishte përpirë për tre vite rresht.

Rajpal Singh kishte gëlltitur 140 monedha, 150 gozhda, si dhe bulona, vida, bateri dhe një magnet.

Me anë të endoskopisë, mjekët zbuluan “minierën” brenda burrit 36-vjeç dhe filluan më pas “gërmimin”, për të shpëtuar atë.

Pas 240 intervenimeve, mjekët në Punjab të Indisë, arritën të nxjerrin sendet nga metali, por ka ende punë për tu bërë.

“Kur përpija ndonjë mjet nga metali, ndihesha më mirë” ka thënë Singh, i cili vuan nga depresioni, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.

https://www.youtube.com/watch?v=ozny745CZFU

- Advertisement -

MË TË FUNDIT