Bunjaki tregon pse u largua nga Feronikeli, paralajmëron punësimin në FFK

Ish-trajneri i Kosovës e tani instruktor teknik në UEFA, Albert Bunjaki, tha thënë se ai dhe Agim Sopi u larguan së fundi nga Feronikeli me pajtim të dyanshëm për shkak të disa dallimeve në mendime me kryesinë e klubit drenicas.

Albert Bunjaki dhe Agim Sopi ishin punësuar si menaxher e trajner te kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli, në gjysmë të sezonit 2019/20, kur Feronikeli po kalonte nëpër disa vështirësi, transmeton Gazeta Express.

Bunjaki e nisi një proces rindërtimi të skuadrës në Feronikel, duke i larguar disa lojtarë që kishin shkëlqyer për klubin gjatë sezonit të kaluar, si Kastriot Rexha, Astrit Fazliu e Arbër Prekazi. Kjo pasi që ai dëshironte ta rindërtonte një skuadër më të re dhe që kishte shpenzime më të vogla.

Megjithatë, pas disfatës në stinorin pranveror të Ipko Superligës së Kosovës, Feronikeli doli me deklaratë, ku thuhej së me pajtim të dy palëve është ndërprerë bashkëpunimi me AlbertBunjakin dhe Agim Sopin.

Bunjaki ka zbuluar se kjo ndarje e rrugës, ndodhi për shkak të disa dallimeve në mendime te klubi drenicas, përderisa paralajmëroi se tani do të angazhohet në Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Ne kemi dalur me një deklaratë zyrtare, që ishte e dyanshme. Futbolli e jeta janë kështu. Nganjëherë mund të ndodhë që të kemi mendime të ndryshme. Mendoj se ka qenë mjaft e rëndësishme që të jemi korrektë dhe kemi qenë korrektë deri në fund”, ka thënë Bunjaki në emisioni sportiv “Favorit” në T7.

“Momentalisht në futbollin kosovar jam i përqendruar në pjesën e UEFA-s edhe do të presë edhe bisedat e fundit me Federatën e Futbollit të Kosovës, do ta shohë se si do të koordinohemi për të ardhmen”.

“Mendoj që kontributi im më i madh do të jetë në pjesën organizative në futbollin e Kosovës. Unë gjithmonë kam qenë i hapur. Kam pasur biseda me Federatën edhe në të kaluarën. Jam i gatshëm ta jap kontributin tim si për akademitë, për zhvillimin e sistemit të grupmoshave të reja të Kombëtares, licencimin e akademive e licencimit e trajnerëve. Këto punë i bëj mirë dhe i bëj në Evropë, pse të mos i bëj edhe në vendin tim?” /Gazeta Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT