Bujqësia e mençur

“Navtronics”, një kompani e re nga Belgjika, ka nisur testimin e udhëzuesve inteligjentë për makineri bujqësore duke përdorë navigacionin satelitor të avancuar.

Si çdo industri tjetër, edhe sektori i bujqësisë gjithnjë është në kërkim të mënyrave për të ngritur produktivitetin dhe për të ulur shpenzimet e fuqisë punëtore përmes teknologjive të reja. E një prej tyre është përdorimi navigacionin satelitor “Real Time Kinematic” (RTK) për t’i drejtuar dhe kontrolluar traktorët dhe veglat tjera.

Navigacioni satelitor RTK rrit precizitetin e pozitës së të dhënave të dala nga yllësia e navigimit satelitor të Galileos, GPS-së dhe Glonass-it. Duke përdorë informatën “fazore” të valës sinjalizuese të mjetit, në vend të përdorimit vetëm të përmbajtjes së sinjalit të navigacionit satelitor, dhe duke e kombinuar këtë me një stacion referues për korrektësi në kohë reale, sistemet “Navtronics” mund të ofrojnë saktësi deri në nivele centimetrash.

Kjo saktësi tejkalon shumë herë atë të drejtimit manual, duke rezultuar në përdorim më të mirë të tokës në dispozicion si dhe në produktivitet më të lartë nga njeriu dhe vet makina.

Duke “automatizuar” makinerinë bujqësore, edhe shoferët me përvojën më të vogël mund të arrijnë rezultate tejet të mira.

Ky precizitet shmang gjithashtu nevojën për spërkatje të dyfishtë me pesticide, apo, përmes tëharrjes mekanike në ferma organike, kjo metodë eliminon tërësisht nevojën e spërkatjes me pesticide – që është shumë më e mirë për ambientin.

Kjo teknologji pritet të testohet edhe për një kohë, dhe pas kësaj periudhe, pritet të futet në treg për të gjithë fermerët. /Fermaime.com