Bruksel – Nëntë të arrestuar për atentatet në Paris

Nëntë persona u arrestuan sot në kuadër të hetimeve në lidhje me sulmet në Paris dhe rrethin e Bilal Hadfit, një prej xhihadistëve të vdekur në sulme, theksoi prokuroria federale belge.

Shtatë prej tyre janë arrestuar në kuadër të çështjes që lidhet me Bilal Hadfin gjatë gjashtë kontrolleve të kryera në Bruksel, veçanërisht në komunën Molenbeek-Saint-Jean, konsideruar si një bazë që qëndron pas xhihadizmit evropian.

Drejtuesi i dyshuar i sulmeve, Abdelhamid Abaaoud, për të cilin Franca njoftoi sot vdekjen dhe dy xhihadistëve të tjerë të përfshirë, vëllezërit Brahim dhe Salah Abdeslam, janë me origjinë nga Molenbeeku.

“Dy persona të tjerë u arrestuan në kuadër të hetimit të përgjithshëm për atentatet e kryera në Paris”, theksoi prokuroria.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT