Me origjinë nga Japonia, pjesë e familjes së kryqëzorëve, brokoli shquhet për vetitë e tij kundër kancerit. Formën e tij më të mirë brokoli e ka në shkurt. I pasur në vitaminë A, B dhe C, Kalcium, Fosfor, Hekur, Kalium, Magnez & Acid Folik, brokoli është i çmuar për të parandaluar osteoporozën, për të mbrojtur nga sëmundjet koronare dhe hipertensioni.
I pasur në fibra, brokoli është zgjedhje e përshtatshme për të përmirësuar nivelin e kolesterolit. Edhe pse ofron gjithë këto vlera ushqyese, brokoli veçohet më shumë për efektet e tij pozitive kundër kancerit. Në sajë të një substancë të quajtur “sulforafan” që gjendet me shumicë te brokoli, organizmi ynë mund të përfitojë ndjeshëm dhe të ulë veprimtarinë kancerogjene, si p.sh. në rastin e kancerit të gjirit. Këshillohet konsumi i 3-4 racioneve brokoli dhe zarzavate të familjes së kryqëzorëve në javë!