Brokoli dhe efektet e tij në shërimin e astmës

Sipas studiuesve nga Melburni brokoli është ushqim i jashtëzakonshëm për personat që vuajnë nga astma. Konsumimi i përditshëm, apo edhe vendosja e kokës mbi avullin e zier të brokolit lehtëson frymëmarrjen e personave që vuajnë nga astma.

Arsyeja është se brokoli është i pasur me sulforafan, substancë kjo që ndalon infeksionet respiratore. Pos kësaj, brokoli përmban vitamina A, C dhe B6 e po ashtu edhe hekur dhe kalcium.

Megjithëse eksperimenti është në fazën fillestare, ekspertët pohojnë se ky zbulim ofron shpresë për të gjithë ata që ilaçet dhe trajtimet nuk kanë sukses.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT