Britani : 72 vjet burg 6 shqiptarëve, shkak 500 kg drogë

Një gjykatë angleze ka dënuar me 72 vite burg gjashtë shqiptarë, pjesë e një organizate kriminale që sipas policisë kishte importuar në Angli drogë me vlerë 166 milionë sterlina.

Të dënuarit janë:

Besnik Berisha (57 vjeç) – 14 vite burg
Xen Muçaj (39 vjeç) – 16 vite burg
Shpëtim Xhamxhiu (33 vjeç) – 9 vite burg
Marijan Kolaj (20 vjeç) – 10 vite e 6 muaj burg
Denis Cangu (23 vjeç), i njhur edhe si Emilio Longi – 7 vite e 6 muaj burg
Akili Islamaj (30 vjeç), i cili përdorte edhe identitetin Antonios Kontaktsis – 15 vite burg\

Këto dënime ata i morën pasi pranuan që në seancën e parë gjyqësore akuzat për konspiracion në shpërndarjen e drogës së cilësisë së parë. Ata u arrestuan pas një operacioni disamujor të policisë Metropolitane londineze, i koduar si “Operation Bayban”.

Nga hetimet e policisë rezultoi se kjo organizatë kriminale kishte mundur të importonte në ishull 500 kilogramë kokainë, me vlerë 166 milionë sterlina.

Besnik Berisha u identifikua si personi që importonte drogën nëpërmjet një automjeti tip “IVECO HGV”. Çdo dy javë, ai fuste në Angli nga 50 kilogramë, të cilën ia dorëzonte Marijan Kolajt, Shpëtim Xhamxhiut dhe Xen Muçajt.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT