“Bridge Film Fest” në Mitrovicë aplikojnë për pjesëmarrje 2 mijë e 654 konkurrentë

 

Festivali Ndërkombëtar i filmit “Bridge Film Fest” në Mitrovicë, dje ka mbyllur konkursin për pranimin e filmave artistik të metrazhit të gjatë dhe atij të shkurtër, njoftoi organizatori i këtij festivali.

Ky festival, që për qëllim ka krijimin e urave të komunikimit ndëretnik nëpërmjet artit, edhe sivjet mëton të krijojë frymë të mirë bashkëpunimi për të sjellë vlera e ajër më të lehtë për Mitrovicën në jug e veri. Deri më tani, sipas njoftimit, në adresën e Festivalit kanë arritur 2654 filma nga: Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Britania e Madhe, India, Franca, Irani, Spanja, Kanada, Italia, Brazili, Gjermania, Turqia, Rusia, Australia, Polonia, Irlanda, Argjentina, Egjipti, Norvegjia, Korea, Portugalia, Austria, Zvicra, Danimarka, Singapori, Greqia, Serbia, Shqiperia, Maqedonia, Bullgaria, Ekuadori, Kosova, Angola, Afrika Jugore, Pakistani, Hong Kongu, Bosnja, Kuba, Bellorusia, Sllovenia, Sllovakia, Vietnam, Algjeria, Uganda, Luksenburgu, Guadalupe, Isle of Man, Gana, Katari e shumë vende te tjera. Gjithsesi, siç është paralajmëruar edhe më parë, do pranohen vetëm 31 filma artistik, 25 të metrazhit të shkurtër dhe 6 të metrazhit të gjatë, të cilët pritet të shfaqen në qytetin e Mitovices. Filmat që tashmë kanë ardhur, do të selektohen nga stafi organizativ në bashkëpunim me profesionstë të fushës. Për çdo hap dhe vendim, artistët dhe regjisorët do njoftohen për filmat e përzgjedhur dhe procedurat e mëtutjeshme. Përzgjedhja pritet të zgjasë rreth një muaj. “Bridge Film Fest” në bashkëpunim me OJQ Aktiv në Mitrovicën veriore, janë mirënjohës ndaj gjithë filmbërësve që treguan besim e dashamirësi duke i dërguar filmat e tyre. “Bridge Film Fest” informon publikun se së shpejti hap konkursin e ri, për pranimin e dokumentarëve me tematika rreth mjedisit (BFFgoesGREEN).

- Advertisement -

MË TË FUNDIT